Futboll Sport

“NUK MERRJA DOT FRYMË”/ Futbollisti 28-vjeçar shërohet nga koronavirusi

Futbollisti irlandez, Lee Duffy ka treguar se ka qenë i shtruar për 8 ditë në spital, pasi ishte infektuar me COVID-19.

28-vjeçari ka përshkruar në llogarinë e tij në “Twitter” vështirësit që ka kaluar dhe se si nuk ishte në gjendje të merrte frymë pa ndihmën e një ventilatori. Në mesazhin e tij drejtuar ndjekësve, ai iu bëri thirrje që të mos e marrin pandeminë si diçka të “lehtë”.

“Disa prej jush nuk e dinë, por unë dola pozitiv me koronavirus para dy javësh. Kam kaluar tetë ditë në spital, i lidhur me oksigjenin, pasi nuk mund të merrja frymë, i frikësuar se çfarë do të ndodhë më pas. Fatmirësisht, e kalova dhe tani po filloj të ndjehem shumë më mire. Këshilla ime për të gjithë ju është që mos ta neglizhoni pandeminë sepse është shumë serioze.”

Klubi i futbollit Warrenpoint Town tha në një deklaratë se: “Fatmirësisht, ish-lojtari ynë Lee Duffy është duke u shëruar nga Covid-19. Ju lutemi merrni seriozisht këtë virus. Ai sulmon pa përjashtim të gjitha moshat. Lutemi për rimëkëmbjen e plotë të Lee.”

Një tjetër skuadër e Ligës Irlandeze, Linfield, kishin mes tyre një lojtar të prekur me koronavirus. Për pasojë, u detyruan ta braktisnin sfidën kundër Larne, si dhe dezinfektuan stadiumin Windsor Park.

Federata e Futbollit e Irlandës urdhëroi të enjten e kaluar ndërprerjen e të gjitha ndeshjeve futbollistike.

Related posts

CHAMPIONS LEAGUE/ Shikoni momentin kur Alaba ndëshkon Sheriff me një “PERLË” nga goditja e dënimit (VIDEO)

Delo.autor

FITORE SHPRESE/ Kastrioti zhyt në krizë Kamzën, Nica sjell optimizëm te krutanët

Isa.Autor

STARTON ME MILAN- NEWCASTLE/ Champions League për herë të parë pa Ronaldon dhe Messin, pretendentët dhe kuotat e sezonit të ri

F.autor

Leave a Comment