Futboll Seria A Sport

KORONAVIRUSI/ Maldini rrëfen ditët e “ferrit” me COVID-19: E keqja kaloi, tani jemi mirë (VIDEO)

Në fillim një video-mesazh në profilin e tij në “Instagram” dhe më pas një intervistë në “Corrriere Dello Sport”. Paolo Maldini ka rrëfyer ditët e vështira me Coronavirus, teksa mes falenderimeve dhe mirënjohjes për të gjithë ata që në Itali po luftojnë me virusin është shprehur se ai dhe djali i tij, Daniel e kanë kaluar momentin më të vështirë. “Tani jam mirë. Më e keqja kaloi”, është shprehur legjenda e Milan dhe futbollit italian e botëror në përgjithësi. Tashmë drejtor teknik i klubit kuqezi, ish-mbrojtësi është një shembull se Covid-19 mund të prekë këto, edhe një trup të stërvitur gjatë gjithë jetës.

“Ishte si një grip, por më i keq. Unë e njoh mirë trupin tim. Çdo sportist e njeh trupin e tij. Dhimbjet e trupit janë të forta. Një virus i ri, që detyron trupin të luftojë kundër një armiku që nuk e njeh”, ka vijuar Maldini. Ai dhe djali i tij, Daniel, edhe ky futbollist i Milan u izoluan menjëherë vullnetarisht, duke evituar infektimin e pjesës tjetër të skuadrës. “Në 5 mars mu shfaqën simptomat e para. Ditën tjetër duhet të shkoja në Milanello, por qëndrova në shtëpi. Nuk i takoja futbollistët prej 14 ditësh. Te Milan jemi shumë të kujdesshëm me shëndetin dhe askush tjetër nuk është prekur. Edhe Daniel kishte dhimbje trupi dhe temperaturë, por ai është shumë i ri”, ka thënë Maldini.
(balkanweb)

Related posts

“LEWANDOWSKI E MERITONTE ÇMIMIN “THE BEST FIFA”/ Mesfushori Kroos: Messi nuk duhej përfshirë as në top-3 sepse…

Delo.autor

A DO TRANSFEROHET MBAPPE NË MADRID? Zidane befason me këtë deklaratë: Ëndrra e tij është Reali…

Delo.autor

SYNON PËRFORCIME TË MËDHA NË VERË/ Drejtori i Interit takim me klubin e Barcelonës, përcaktohet çmimi për dy “katalanasit”

Delo.autor

Leave a Comment