Futboll Seria A Sport

“DUA TË IKI QË TANI”/ Piatek del zbuluar dhe zgjedh klubin…

Krzysztof Piatek është emri i nxehtë në këtë merkato dimërore dhe ai që ka ndezur dëshirën e shumë tifozëve. Klube të mëdha e kanë vënë në shënjestër, ndërsa Milani e sheh si idealin për të zvënedësur Higuain në rast lamtumire të këtij të fundit. Autori i 13 golave në Serinë A, në sezonin e tij debutues, u ble nga Genoa për vetëm 4 mln euro nga klubi polak Cracovia dhe tashmë kushton jo më pak se 60 mln euro.

Për këtë arsye, presidenti i kuqebluve është duke krijuar një farë ankandi të hapur, ku do të marrin pjesë shumë skuadra. Natyrisht, dëshira e tij nuk është të largohet në janar, por gjatë verës, edhe pse mund të ndodhë që rendimenti i sulmuesit të bjerë në fazën e dytë të sezonit dhe kjo do të ulte ndjeshëm çmimin e kartonit. E ndërsa Napoli dhe Interi janë duke bërë sondazhe, Juventusi tenton të masë terrenin, por në garë është futur fuqishëm klubi i Florentino Perezit.

Real Madridi, sipas asaj që raporton “El Partido de la Una”, në Onda Madrid, ka takuar sulmuesin polak në Mursia të Spanjës, duke biseduar me të dhe rënë dakord për gjithçka. Genoa ndodhet në Spanjë për fazën përgatitore dhe disa drejtues të Realit e kanë ndjekur në miqësoren ndaj Ëurzburger Kickers. Piatek i ka thënë Genoas se dëshiron të largohet që tani pasi mundësia “Real” është tepër e madhe.

Related posts

“SHKATËRROHET PORTA”/ Insigne shënon SUPERGOL për Napolin (VIDEO)

Isa.Autor

REVOLTOHEN TIFOZËT/ Vetëm tre muaj tek INTERI por mund të LARGOHET që në JANAR

Isa.Autor

NUK PASKA LIMITE KY NJERI/ Duka RIKANDIDON në UEFA, kërkon një vend për…

Isa.Autor

Leave a Comment