Futboll Premier League Sport

“MESSI ISHTE ULUR ATJE, NË DEPRESION”/ Matip tregon rrënimin e yllit argjentinas pas Liverpool-Barça 4-0

“Messi ishte ulur atje, në depresion”. Matip zbulon takimin e bezdisshëm me yllin e Barçës, pas përmbysjes historike të Liverpool (4-0), në gjysmëfinalen e kthimit të Ligës së Kampionëve, sezonin e kaluar. Mbrojtësi kamerunas ka dhënë, gjithashtu, verdiktin e tij mbi sensin unik të Roberto Firmino dhe shpjegoi se si ai ndonjëherë duhet të marrë përkthime për shakatë e Jurgen Klopp.

Pasi “Reds” përmbysën disavantazhin 3-0, në atë mbrëmje të paharrueshme në “Anfield”, Matip dhe Messi ishin lojtarët e zgjedhur për testet e antidopingut. “Pas lojës, ne u rreshtuam krah për krah, së bashku me Klop, dhe kënduam: Ju kurrë nuk do të jeni vetëm. U shkrimë në një me tifozët, – tha Matip për “11Freunde”. – Ky ishte një nga momentet më të bukura të karrierës time, mbase në të njëjtin nivel me debutimin tim te Schalke, në Mynih. Nuk më interesonte asgjë, isha duke fluturuar nga gëzimi, pasi këndova me fansat.

Dhe, kur hyra në dhomën e provës së dopingut, ishte një djalë i ulur atje, mjaft i dëshpëruar: Lionel Messi. Ne e njihnim njëri-tjetrin nga fusha, por nuk është e njëjta gjë si të gjendesh me të në një dhomë të vogël, sikur jeni duke pirë kafe.

Të gjithë po festonin, ndërsa unë u mbylla në atë dhomë të vogël me Messin”.

Matip rezervoi gjithashtu disa lavdërime për bashkëlojtarin brazilian, Firmino. Ai pranoi se nuk kishte asnjë shpresë të imitonte stilin ezoterik të sulmuesit në fjalë: “Firmino vishet sikur të kesh zhveshur plotësisht një manekin. Por, ai duket tërheqës. Unë do të dukesha si një zuzar i Bond-it me ato rroba”.

Related posts

“San Siro” pret 70.000 spektatorë për Championsin, bastet favorizojnë Totenhemin

Isa.Autor

PAS BARAZIMIT NË “CAMP NOU”/ Real Madridi vazhdon ta ruajë rekordin e vet në “El Clasico”

Delo.autor

ËSHTË NJË NDËR KANDIDATËT PËR STOLIN JUVENTUSIN/ Guardiola sqaron: Vitin e ardhshëm do të

Delo.autor

Leave a Comment