Futboll La Liga Sport

Në Barcelonë janë të sigurt: Griezmann lojtar i katalanasve

Zërat për një transferim të mundshëm të Antoine Griezmann tek Barcelona sa vijnë e shtohen. Në zyrat e “Camp Nou” ka vetëm një përgjigje rreth këtyre thashethemeve: “Nuk mund të flasim për këtë çështje.”

Ndërkohë mediat në Barcelonë shprehen të sigurta se sulmuesi francez do t’i bashkohet katalanasve në merkaton e verës.

Në Barcelonë janë të bindur se sulmuesi do të vijë te katalanasit, po kjo duhet të ndodhë para datës 14 qershor, atëherë kur fillon edhe kampionati Botëror në Rusi.

Në fakt, kontaktet me Atleticon për të kanë filluar që në nëntorin e 2017- ës, por kanë ngelur për shkak të një klauzole.

Një shumë e papërfillshme kjo për Barcelonën, që pritet të paguajë një vlerë të konsiderueshme për heroin e finales së Ligës së Europës me skuadrën madrilene. Ndërkohë, atij i është rezervuar edhe numri 7, edhe pse kërkohej në janar nga Coutinho kur erdhi nga Liverpool.

Related posts

“PO PUNOJ FORT TË MBAJ KËTË RITËM”/ “Bomberi” Cikalleshi: Ky grup ka qenë me ekipe poshtë nivelit tonë

Delo.autor

Salah i ri do të luajë në Serie A me ekipin që ka bërë historinë në futbollin italian

Isa.Autor

LËSHOHET “BOMBA” NGA SPANJA/ Vendos Barcelona, Messi mund të largohet…

Delo.autor

Leave a Comment