Futboll La Liga Sport

“KA ARDHUR KOHA”/ Ish-ylli i Real Madridit bëhet aktor, luan në një seri rreth mafisë dhe kokainës

Ish-ylli i Real Madridit, Royston Drenthe, e ka nisur karrierën e aktorit, duke marrë pjesë në një seri televizive.

Futbollisti holandez ka njoftuar se është pjesë e serisë së quajtur “Mocro Maffia”, e cila flet për grupe kriminale të trafikimit të kokainës në Amsterdam.

Në pamjet e para të publikuara nga kjo seri, Drenthe shihet me një revole në dorë.

“Ka ardhur koha”, ka shkruar Drenthe në Instagram.

“Pas një heshtjeje të gjatë, më në fund mund t’ju njoftoj se mund të më shihni në serinë ‘Mocro Maffia’. Jam shumë i ngazëllyer për pjesëmarrjen time në këtë seri dhe mezi pres t’i argëtoj shikuesit me rolin tim”, shtoi ai.

“Mocro Maffia” flet për tre shokë – Romano, Pencil dhe The Pope – të cilët e nisim me shkelje që vogla ligjore dhe së shpeti e marrin nën kontroll të gjithë trafikimin e kokainës në Amsterdam. /Gazeta Express/

Related posts

SKANDAL NË KATEGORINË E DYTË/ Një person FUTET në fushë dhe GODET arbitrin (PRAPASKENAT)

Delo.autor

“ÇFARË KAMPIONATI DUAM?” Kryengritje në Bundesliga, të vegjlit dalin kundër Bayern Munich

Delo.autor

“ME IGLIN FLAS ÇDO JAVË”/ Lorik Cana: Tare në 3 më të mirët në rolin e tij gjatë 10 viteve të fundit

Delo.autor

Leave a Comment