Futboll La Liga Sport

SHTËPIA E MALLKUAR KU VDIQËN DY TË RINJ/ Drama me futbollistët e Barcelonës që i “përndoqi” ky mallkim (FOTO)

Shtëpia e mallkuar, ose të paktën siç e quajnë tashmë tifozët, ndodhet në Spanjë, në Barcelonë.

Besohet të jetë e mallkuar, pasi aty kanë jetuar një çift të rinjsh të cilët ndërruan jetë.

Dhe pikërisht këtë mallkim duket se po e vuajnë futbollistët.

Bëhet fjalë për lojtarë të Barcelonës.

Shumë talente i janë bashkuar skuadrës vitet e fundit, por të gjithë janë larguar nga klubi në mënyrë misterioze.

Fabregas, Vermaelen e së fundmi Coutinho janë transferuar në ekipin katalanas, ku për pak kohë shkëlqyen dhe më pas pësuan një rënie të çuditshme.

Të 3 këto lojtarë kishin diçka të përbashkët, pasi të 3 kanë jetuar tek shtëpia e mallkuar gjatë kohës që luanin për blaugranasit.

Fabregas u transferua në Spanjë në 2012, ku luajti për 3 vite. Një talent i ri i, cili u velrësua shumë, ku pati dhe sukses me katalanasit.

Por gjatë vitit të fundit performanca  tij ra ndjeshëm dhe ai nuk përfshihej në formacionin titullar.

Fabregas ishte shpërngulur tek shtëpia e mallkuar dhe për vetëm disa muaj u transferua tek Chelsea.

Thomas Vermaelen ndoshta nuk pati aq fat sa të luajë shumë ndeshje, pasi u dëmtua që në fillim të aventurës së tij në Spanjë.

Që kur ishte shpërngulur në Barcelonë ai jetonte në apartamentin ku ishte më parë Fabregas.

Gjatë gjithë kohës belgu vuante nga dëmtimet deri sa u largua.

Së fundmi e njëjta gjë ndodhi me Philipe Coutinhon.

Nga një yll i Liverpool-it, u kthye në një opsion dytësor në Katalunjë.

Tifozët besojnë se mallkimi vazhdon, pasi dhe braziliani jetonte po në atë shtëpi, përpara se të transferohej te Bayern disa ditë më parë.

27 vjeçari pati shumë vështirësi si gjatë ndeshjeve, ashtu dhe në stërvitje dhe nuk po rikthehej në nivelin e tij.

 

Related posts

CHAMPIONS LEAGUE/ Inter mposht Sheriff Tiraspol dhe mban gjallë ëndrrën europiane

Delo.autor

15 MILION DOLLARË PËR TU NDESHUR SËRISH ME McGREGORIN/ Khabib “SHOKON” me vendimin e tij

Isa.Autor

 As 1 minutë lojë, shënohet goli më i shpejtë në Europa League

Q.Autor

Leave a Comment