Futboll Ligue 1 Sport

PSG DOMINON GJITHÇKA/ Neymari bindshëm lojtari më i paguar në Francë, ja shifra e majme

PSG dominon gjithçka sa i përket futbollit në Francë, me kryeqytetasit që nuk kanë konkurrencë, sidomos për sa i përket shpenzimeve dhe pagave të lojtarëve.

“Actu Foot” ka publikuar pagat e lojtarëve, së bashku me fitimet nga reklamat dhe në 10 lojtarët më të paguar, janë plot 9 nga PSG dhe vetëm një nga Monaco. I vetmi që mban flamurin e një ekipi tjetër, është Ben Yedder, sulmuesi i Monaco, i cili përfiton 8.4 milionë euro në sezon, 100 mijë euro më shumë se sa Icardi i vendit të 10.

Në vendin e parë qëndron Neymar me 48 milionë euro, plot 27 milionë euro më shumë se shoku i tij Kylian Mbappe, i cili përfiton 21 milionë euro. Diferencë vërtet e frikshme nga vendi i parë tek i dyti. Treshen e plotëson Cavani me 3 milionë më pak se Mbappe.

Related posts

ZYRTARE/ Napoli më në fund gjen portier, vjen “pasardhësi” i Buffon

Sadik.Autor

MERKATO E VERËS/ Nuk bën pjesë në planet e Koeman, mesfushori Pjanic drejt transferimit tek klubi i madh…

Delo.autor

KLOPP PYETET PËR KORONAVIRUSIN/ Tekniku gjerman shpërthen ndaj të gjithëve!

Delo.autor

Leave a Comment