Futboll La Liga Sport

LËVIZJA TEK INTER/ Rafinha: Babai im gabon, jam i fokusuar te Barça

Rafinha i është kthyer temës së nxehtë të lëvizjes së tij te Inter-i, duke hedhur poshtë deklaratat e babait dhe agjentit të tij në një intervistë gjatë një aktiviteti bamirësie në Barcelonë.
“Jam totalisht i fokusuar te Barcelona. Çdokush që më njeh mua e di që nuk merrem me thashetheme. Shikoj punën time, mendoj si të vrapoj më shumë dhe si të përmirësoj veten. Kjo është një gjë që ma ka mësuar babai. Por deklaratat e tij ishin të gabuara. Unë kam qenë në Barcelonë për shumë vite, çfarë ka rëndësi është dhënia e maksimumit tim. Jam në skuadrën më të mirë në botë, konkurrenca është normale, thjesht duhet punuar shumë që të fitosh besimin.”
“Neymar? Do të isha i lumtur nëse ai do të kthehej, është një ndër më të mirët, por ne nuk flasim për të në dhomat e zhveshjes.”
“Dembele? Nuk jam në gjendje të gjykoj të tjerët, por e shoh që stërvitet fort gjatë stërvitjes.”

Related posts

Robben flet për të ardhmen: Po i shqyrtoj të gjitha mundësitë

Sadik.Autor

TEUTA NIS PUSHIMET/ Priten lëvizje tek durrsakët para sezonit të ri

Delo.autor

PARTIZANI LUAN SFIDËN HISTORIKE NË CHAMPIONS/ Shikoni tifozët specialë që i mbështesin në tribuna (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment