Futboll Shqipëri Sport

KORONAVIRUSI/ Futbollisti i kombëtares tregon jetën në vendin që nuk ka frikë nga COVID-19

Azdren Llullaku, futbollisti i kombëtares dhe Shakhtar Solygorsk në Bjellorusi, tregoi për A2 situatën në një nga vendet e pakta që vijon jetën normalisht, pavarësisht koronavirusit.

“Situata është shumë në rregull, sikur të mos ekzistojë fare virusi. Jam pak i habitur, por personalisht mundohem të kujdesem sa më shumë, edhe pse jeta vazhdon normalisht në Bjellorusi.

Ne sapo kemi filluar kampionatin dhe ndeshjen e parë e kemi luajtur me tifozë. Duket se edhe ndeshja e dytë do të luhet me tifozë. Personalisht, nuk mendoj se është zgjedhje e mirë”, deklaroi sulmuesi.

“Këtu nuk po kuptohet ende situata tragjike me koronavirusin”, shtoi Llullaku.

Futbollisti theksoi se pavarësisht 80 personave të prekur, frika nuk ekziston në Bjellorusi, por sipas tij, duhen marrë masa që ata 80 persona të mos shumëfishohen si në vendet e tjera.

Related posts

Të gjithë të çmendur për de Ligt, klubet e mëdha duan talentin e Ajaxit

Sadik.Autor

Atalanta mjaftohet me pak/ GJIMSHIRI duartrokitet, BERISHA prezanton SHQIPONJËN (VIDEO)

Isa.Autor

PO BËHET VIRALE/ Ja momenti kur autoritetet shëndetësore ndërpresin ndeshjen Brazil-Argjentinë (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment