Futboll La Liga Sport

BËN KRAHASIMIN ME BASHKËATDHETARIN E TIIJ/ Benzema: Mos më krahasoni me Giroud, për të jam si…

Sulmuesit të Real Madridit, Karim Benzemas nuk i ka pëlqyer aspak krahasimi që i është bërë me bashkatdhetarin e vet, sulmuesin e Chelsea, Olivier Giroud, duke thënë se është njëlloj si ta krahasosh një Formula 1 me Karting.

Benzema po iu përgjigjej pyetjeve të ndryshme gjatë një sesioni drejtpërdrejt në rrjetet sociale dhe nuk mundi t’i ikte pyetjes rreth vendimit të trajnerit të Kombëtares së Francës, Didier Deschamps, për ta zëvendësuar atë me Olivier Giroud.

Sulmuesi madrilen zgjodhi t’i përgjigjej kësaj pyetje me një analogji të garës me makina.

“Mos e ngatërroni Formula 1 me Karting. Unë jam Formula 1”, u përgjigj Benzema kur u krahasua me Giroud.

Benzema u lidh në linjë me legjendën braziliane Ronaldo Nazario, duke e shfaqur admirimin për të si idhull të fëmijërisë.

“Po flisja me tifozët e mi dhe po u thosha se u dashurova në futboll kur të pashë ty në TV”, i tha Benzema Ronaldos.

“Për mua, ti je më i miri. Ata thanë se edhe Zinedine Zidane, por unë thashë ju”, shtoi ai. /Gazeta Express/

Related posts

“FËMIJËT E MI BËJNË TIFO PËR…”/ Futbollisti i Belgjikës i shtang të gjithë me deklaratën para ndeshjes

Delo.autor

PSE PSG NUK I TREMB KUNDËRSHTARËT? Gazetari ngacmon, Pochettino pas fitores: E vërteta është një tjetër

Delo.autor

Shënohen gjashtë gola në derbin kroat, tre prej tyre u shënuan nga shqiptarët

Q.Autor

Leave a Comment