Shqipëri

Olimpiada: Suela Mëhilli nesër në garë, Erjon Tola më 18 dhe 22 shkurt

Do të nisë nesër për Shqipërinë aventura në Lojërat Olimpike dimërore “Peongchang 2018”, eventi më i rëndësishëm olimpik i sporteve dimërore që po zhvillohet në Korenë e Jugut. Në pistë, për ngjyrat kuqezi, do të zbresë skiatorja Suela Mëhilli, e cila do të garojë në disiplinën e sllallomit (starti i garës, ora 02:15 e mëngjesit me orën shqiptare). Skiatorja kuqezi do të ketë numrin 74 në garë, ku marrin pjesë 83 skiatore, një disiplinë e vështirë, ku garojnë skiatoret më të mira në botë, përfshi edhe kryesuesen e Kupës së Botës, Mikaela Shiffrin.

 

Mëhilli, në një deklaratë për mediat shqiptare, u shpreh së gëzon një formë të mirë, se është gati për këtë debutim në Olimpiadë, duke shpresuar të arrijë një rezultat të mirë, pse jo, të kualifikohet për në zbritjen e dytë. Ndërsa skiatori tjetër shqiptar që është në këtë Olimpiadë, Erjon Tola, vijon stërvitjen sipas programit të përgatitur që më parë, pasi garat e tij janë më datat 18 dhe 22 shkurt, respektivisht në disiplinat e sllallomit gjigand dhe sllallomit special. Tola shpreson që të jetë në formën optimale ditën e garës, duke synuar edhe ai të kualifikohet për në zbritjen e dytë.

Related posts

“BESOJ SE KEMI NJË EKIP TË FORTË PËR TË PËRBALLUAR RIVALËT”/ Sulmuesi Cara: Objektivat? Ne do hyjmë në fushë për…

Delo.autor

LIVE Partizani-Skënderbeu/ Minuta të qeta, skuadrat nuk rrezikojnë. Vetëm një shkëndijë e Asanit (VIDEO)

Isa.Autor

AKUZAT E SULMUESIT GANEZ/ Reagon Bylis: Lojtari do paditet, sjellje jo korrekte me klubin

F.autor

Leave a Comment