Futboll Shqipëri Sport

E BUJSHME/ Keidi Bare gati të ndryshojë ekip, pranë kalimit te skuadra tjetër spanjolle

Sapo përfundoi sezoni në Spanjë, skuadrat kanë nisur të mendojnë për merkaton. Dy skuadra të cilat më së shumti duhet që të planifikojnë të ardhmen janë Malaga dhe Espanjoli. Ato po punojnë për të bërë lëvizjet dhe një prej tyre është mesfushori i Kombëtares shqiptare, Keidi Bare.keidi bare

Klubi i Espanjolit, i cili ka rënë në Ligën e dytë, ka shfaqur interes të fortë për shqiptarin. Sipas informacioneve të “AS”, Malaga ka refuzuar ofertën e parë, e cila ishte më pak se dy milionë euro. Keidi Bare është aktualisht lojtar i Malagës dhe nga këta të fundit konsiderohet si një nga ata që mund të sjellë të ardhura.

Vetë lojtari e di interesimin e Espanjolit dhe Malaga nga ana tjetër dëshiron që të ketë të ardhura për të rregulluar bilancin. Palët do të kenë bisedime të shumta në ditët e ardhshme për të gjetur gjuhën e përbashkët për transferimin e Bares tek Espanjoli.

Related posts

“E KE PARË SA MIRË DUKESH ME FANELLËN E…”/ Tlaxcala lajmëron blerjen e CR7, çmenden rrjetet sociale (FOTO)

Delo.autor

Skedina e mbrëmjes/ Ja ndeshjet që mund t’ju bëjnë me para

Q.Autor

I DHUROI FITOREN KUKËSIT ME DOPIETË/ Vasil Shkurtaj: Ne do luftojmë deri në fund, dhe do…

Delo.autor

Leave a Comment