Futboll Seria A Sport

E BUJSHME NGA ITALIA/ Godet Milan, një bomber në vend të Ibrahimovic!

Do të jetë një Milan pa Zlatan Ibrahimovic ai i sezonit të ardhshëm. Ky lajm po konfirmohet çdo ditë e më shumë nga mediat në Itali, teksa “Tuttosport” shkon edhe më larg, pasi raporton se klubi kuqezi ka gjetur edhe zëvendësuesin.

Ai që pritet të marrë vendin e Zlatan në ekip është Arkadiusz Milik. Ky i fundit nuk ka pranuar të rinovojë kontratën e tij me Napolin, që i skadon në verën e vitit të ardhshëm. Gjendur në këtë situatë, klubi i kaltër do ta shesë polakun, pasi nuk do të rrezikojë ta humbasë me parametra zero.

Milan është gati ta marrë në ekip, aq më tepër që paga e Milik është vetëm 2.2 milionë euro, një shifër që pranohet nga presidenca kuqezi, që kërkon të ulë shpenzimet. Kështu, goditja e madhe e Milan pritet të jetë pikërisht Milik.

Related posts

LUFTËTARI-KUKËSI/ Çudira në Gjirokastër, nuk ka mbërritur ende… ambulanca

Delo.autor

NUK NDALEN SPEKULIMET PËR LARGIMIN NË “CAMP NOU”/ Sheiku i PSG-së kërkon që Neymar të…

Delo.autor

SUPER GOL me roveshatë/ Boateng dhuron SPEKTAKËl në stërvitje (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment