Futboll Sport

FUTBOLLI I PARALIZUAR NGA KORONAVIRUSI/ UEFA nuk dorëzohet: Championsi të përfundojë edhe pas 15 gushtit

Pandemia e Covid-19 do të ndryshojë botën, përfshirë futbollin. Ky sport duhet të rishikojë kohërat dhe ritmet e tij, të paktën për sezonet e ardhshme. Sidoqoftë, nevojitet të mbyllet ky aktuali. UEFA dëshiron që kjo të ndodhë me çdo kusht.

Sipas asaj që raportohet nga “Corriere dello Sport”, qeveria europiane e futbollit ka vendosur ta prishë afatin e 30 qershorit.

Kontratat do të zgjaten për t’i lejuar lojtarët të jenë në fushë me skuadrat aktuale edhe më tej. Gushti është i përfshirë. “Afati” i ri për të përfunduar kampionatet do të jetë 3 gushti, duke supozuar se mund të kthehemi në fushë në qershor. Sidoqoftë, kjo do të vendoset vetëm nga shtetet (qeveritë) e kontinentit dhe “Coronavirus”.

UEFA ka çdo qëllim që të përfundojë sezoni, përfshirë edhe kupat. Aq më tepër, sipas raportimeve nga “Gazzetta dello Sport”, ajo po studion një plan për ta luajtur finale e Ligës së Kampionëve pas 15 gushtit, një pikë kthese historike. Opsionet janë të ndryshme: gjithçka, në çdo rast, varet se kur do të rikuperohet situata e emergjencës dhe sa do të zgjasë ajo.

Synimi do të ishte që të luhen të gjitha garat, edhe pse opsionet e ndeshjeve “të thata” (një e vetme, jo vajtje dhe kthim) në çerekfinale dhe në gjysmëfinale janë akoma të mundshme.

Related posts

PARA NDESHJES “DERBI”/ Ja reagimi i Shaqirit për sfidën ndaj Man Cityt (FOTO)

Delo.autor

Tuchel shuan zërat/ Mos u shqetësoni, s’jam i zemëruar me askënd, dua që…

Isa.Autor

YLLI SADIKU U BË BABA PËR HERË TË PARË/ Historia e pazakontë e dashurisë me dentisten që e njohu në “Facebook”

Delo.autor

Leave a Comment