Futboll Seria A Sport

NISIN KONTAKTET MES PALËVE/ Milan synon të blindojë lojtarin, gati shpërblimi milioner për Theo Hernandez

Milan synon të blindojë Theo Hernandez.

Edhe pse kontrata e francezit skadon në 2024-ën, qëllimi i kuqezinjve është ai që ta shpërblejnë mbrojtëin e krahut dhe të mbrohen nga sulme të mundshme të klubeve të mëdha të Europës verën e ardhshme.

Siç ka bërë të ditur Tuttosport, kontaktet mes palëve kanë nisur.

Kuqezinjtë i kanë ofruar lojtarit 3.5 milionë euro, më shumë se dyfishi i rrogës aktuale prej 1.5 milionë eurosh plus bonuse.

Janë pak më të larta kërkesat nga ana e përfaqësuesve të lojtarit, por marrëveshja përfundimtare besohet se mund të arrihet për 4 milionë euro.

Related posts

“KLUBI FITOI NGA SHITJA E TIJ”/ Bartomeu “injoron” brazilianin: Dembelé është më i mirë se…

Delo.autor

RIKTHEHET PAS 2 VITESH TEK ATLETICO/ Shikoni se si Griezmann pritet nga shokët e rinj të ekipit (FOTO+VIDEO)

Delo.autor

As Hulk nuk ia del të ndalë Messin (Video)

Sadik.Autor

Leave a Comment