Futboll Seria A Sport

ZBULON PRAPASKENËN/ Neville: Ronaldo u largua nga Manchester United për shkak të…

Sporting Lisbone, Manchester United, Real Madrid dhe Juventus. Karriera e Ronaldo-s është karakterizuar nga sfida të vazhdueshme në kërkim të fitores dhe të një niveli gjithmonë dhe më të lartë. Megjithatë, përveç ambicies dhe, ndoshta, motivimit ekonomik, janë të pakët ata që e dinë se një faktor i rëndësishëm ka qenë edhe… klima.

Ish-mbrojtësi i Manchester United, Gary Neville, ka për Sky Sports arsyen pse portugezi vendosi të largohej nga Manchester United për të shkuar te  Real Madrid. “Problemi më i madh i Cristiano Ronaldo-s ishte moti”, ka thënë anglezi.

“Klima britanike nuk i pëlqente aspak. Ai donte të luante në La Lige, por mbi të gjitha të jetonte në Spanjë ku ka diell. Duhet thënë se Real Madrid ka qenë një sfidë e madhe, një mundësi për të fituar Champions League: një hap që duhej ta bënte”, ka përfunduar Neville.

Related posts

VIDEO/ City ndëshkon United, Lukaku bën një gabim foshnjërak

Q.Autor

Gati fondi 120 milionë euro, ja cilët janë dy objektivat e City në merkaton e verës…

Sadik.Autor

NJË VERË ASPAK E QETË TEK ARSENAL/ Gjendet një person i vdekur në shtëpinë e lojtarit… (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment