Futboll Kategoria Superiore Sport

BARAZIM ME GOLA/ Ndeshje dramatike, Skërnderbeu ndan pikët me Partizanin

Partizani ndalet përsëri, këtë herë në barazim 1-1 ndaj Skënderbeut pas një ndeshje që të kuqtë e dominuan dhe ku iu afruan disa herë fitores.

Partizani e nisi ndeshjen në sulm që në minuat e para, duke kërkuar me çdo mënyrë golin. Por Stenio Zhunior ishte në një ditë të keqe para portës kundërshtare duke provuar me gjuajtjet e tij, por pa gjetur katërkëndorin. Sa herë që të kuqtë arrinin të dërgonin topin në portë, ishte Rexhepi i cili me një ndeshje të shkëlqyer frenoi çdo tentativë drejt tij duke konfirmuar vlerat që ka.

Momenti vendimtar do të vinte në pjesën e dytë, kur gjyqtari Latra dha një penallti për Partizanin pas një kontakti të Carës në zonë. Ai fillimisht bëri shenjë që loja të vazhdonte por pasi shqyrtoi monitorin e VAR-it, vendosi që ishte goditje nga pika e bardhë.

Të kuqtë shënuan me Stenio Zhunior dhe u duke se mund të kishin tashmë nën kontroll lojën. Por që në nisjen e topit nga qendra, Skënderbeu gjeti golin e barazimit me Elvi Berishën i cili përfitoi nga dhurata e pavëmendjes së Damçeskit me Hoxhën.

1-1 që ktheu Skënderbeun me forca të shumta në mbrojtje e bëri thuajse të pamundur për Partizanin që t’i afrohej portës kundërshtare, me tentativa nga jashtë zonës që nuk sollën asgjë deri në vërshëllimën përfundimtare.

Related posts

TË PATHËNAT/ Mourinho paska bindur Messi-n të kalonte te Chelsea

Delo.autor

ËSHTË GOLASHËNUESI I TRETË MË I MIRË TEK MILAN/ Mesfushori Castillejo: Po shënoj më shumë falë…

Delo.autor

PRAPASKENA/ Daliç: Perisiç nuk do luante titullar ndaj Anglisë, por…

Isa.Autor

Leave a Comment