Futboll La Liga Sport

KORONAVIRUSI/ Mesazhi prekës i mesfushorit Kroos për tifozin, i cilit COVID-19 ia mori dy anëtarë të familjes

Toni Kroos i ka dërguar mesazh prekës një tifozi, i cili i ka humbur gjyshin dhe babanë në një hapësirë prej tri ditësh nga sëmundja koronavirus.

Tifozi në fjalë, Ignacio L. Alberto e ka shpërndarë këtë mesazh në rrjetet sociale.

“Gjyshi dhe babi im vdiqën brenda tri ditësh për shkak të koronavirusit. Nuk kam fjalë për ta përshkruar dhimbjen. Nuk munda t’i them ‘lamtumirë’, e as ‘të dua baba’”, shkroi ai në Twitter.

Ignacio mori shumë mesazhe ngushëllimi në postimin e tij në Twitter, përfshirë nga ekipi i NFL-së, Denver Broncos, të cilin e mbështesnin ata.

Pastaj erdhi mesazhi i Kroos.

“Përshëndetje Ignacio, shpresoj se je mirë në këtë kohë shumë të vështirë. Më vjen mirë që të pëlqen se si luaj unë”, shkroi Kroos.

“T’i uroj të gjitha të mirat, posaçërisht me fëmijën tënd, i cili do të vijë në jetë në qershor. Përqafime”, shtoi mesfushori gjerman. /Gazeta Express/

Related posts

E bujshme nga Spanja, sulmuesi i Juventusit ka një akord me madrilenët

Sadik.Autor

Plori i sinqertë: Nuk e kisha çuar ndërmend të sulmoja Skënderbeun, eksperienca…

Isa.Autor

Liverpool-Bournemouth, formacionet zyrtare

Sadik.Autor

Leave a Comment