Futboll Kombëtarja Shqipëri Sport

“NGJITJA NË NATIONS LEAGUE KA SJELLË ENTUZIAZËM”/ Trajneri Reja: Janë 11 mijë shqiptarë që luajnë në Itali

Trajneri Edi Reja ka dhënë një intervistë për prestigjiozen italiane “La Gazzetta dello Sport”, në prag të sfidave që Kombëtarja shqiptare do të luajë në muajin mars, ku foli për modulin e lojës së ekipit, teksa dha edhe një koment për lojtarët shqiptarë që luajnë në Itali.

“Ngjitja në Ligën e Kombeve ka sjellë entuziazëm. Grupi është shumë i fortë. Anglia, Polonia dhe Hungaria duken larg, por në sport nuk nisesh asnjëherë si i humbur. Organizimi dhe motivimi, ndonjëherë bëjnë mrekulli.

Hysaj po kalon një moment të shkëlqyer. Gjimshiti është një xhevair, ndërsa Kumbulla ka shumë hapësira për t’u përmirësuar. Moduli 3-5-2 na jep më shumë besim, por kemi përdorur shumë edhe atë 4-3-3 dhe 3-4-3.

Në sistemin italian të futbollit, nga kategoritë më të ulta dhe deri lart ka 11500 lojtarë të federuar me origjinë shqiptare. Shumë prej tyre janë fëmijë të personave që lanë vendin e tyre në vitet 90’ për t’u transferuar në Itali”, e mbylli fjalën e tij tekniku italian.

Related posts

Tirana “pazar” në Gjirokastër, ofertë zyrtare për mesfushorin

Sadik.Autor

LIVE/ Po luhet ndeshja miqësore Juventus-Tottenham. Starton sfida

Delo.autor

LIVE/ La Liga: Mbyllet ndeshja Barcelona-Levante në “Camp Nou”. Rezultati 1-0

Delo.autor

Leave a Comment