Futboll Seria A Sport

NUK PO GJEN HAPËSIRË TEK INTER/ Mesfushori Vecino vendos të largohet nga “Zikaltërit”, ja dy opsione për të

Matias Vecino është një nga largimet e sigurt në fund të sezonit nga Interi. Mbipopullimi i mesfushës është arsyeja kryesore e largimit të uruguajanit, për të cilin pritet të mos ketë shumë hapësira në sezonin e ardhshëm.

Kështu, Vecino ka vendosur të largohet dhe opsionet e mundshme për të janë dy ekipe. Destinacion sipas gjasave do të jetë Premier League, ndërsa misteri është se kë do të zgjedhë mesfushori.

Tottenham dhe Everton janë ekipet që përplasen për shërbimet e tij. Vecino është pjesë e Interit që nga viti 2017, kohë kur u mor për 24 milionë euro nga Fiorentina.

Related posts

“PËSOVA NJË GODITJE ELEKTRIKE GJATË TËRMETIT”/ Futbollisti serb tregon makthin që po përjeton Shqipëria

Delo.autor

CHAMPIONS LEAGUE/ SHAMETI me ide të qarta: Azerët i mundim me… cinizëm

Isa.Autor

MUNGON VETËM FIRMA/ Transferohet drejt Monacos lojtari i Milan…

Delo.autor

Leave a Comment