Futboll Sport

PAS “BOMBËS” SË MERKATOS NGA MORATTI/ Në Argjentinë janë të sigurtë: Inter e ka seriozisht, gati oferta për…

Pas “bombës” së merkatos nga Moratti, nga Argjentina vjen një tjetër lajm i rëndësishëm mbi interesimin serioz të Inter për Lionel Messi. Sipas platformës televizive TNT Sports, klubi zikaltër është duke punuar seriozisht për këtë operacion. “Nuk është vetëm një ëndërr. Leo ka edhe ofertë nga Newell’s Old Boys për tu kthyer në vendlindje, por Inter po insiston dhe është e vërtetë ajo që ka thënë Moratti – ka shpjeguar gazetari Castilla -. Ekziston një tratativë e avancuar, vendimi përfundimtar do të merret nga Messi, por Inter me siguri është duke punuar mbi këtë çështje“.

Sipas TNT Sports, Suning në dritaren tjetër të merkatos mund të provojë të bëjë goditjen e madhe, duke sjellë Messin në Milano. Një goditje me stil, për t’iu përgjigjur kështu Ronaldos tek Juventus dhe për ti dhuruar Contes një prej lojtarëve më të mirë të të gjitha kohëve.

Sigurisht, të bindësh Messi të zbarkojë në Serie A nuk do të jetë e lehtë. Por diçka, ndoshta, në frontin Messi-Inter po lëviz seriozisht. Nëse një e dhënë, apo edhe dy janë një koincidencë dhe tre bëjnë një provë, atëherë tifozëve të Inter i mungon fare pak për të nisur të ëndërrojnë vërtetë “Pleshtin” me fanellën zikaltër.

Related posts

“U RUAJT PAQJA SOCIALE”/ Ministri Hauke pas dëbimit të Djokovic: Mbrojta sakrificën e australianëve

Delo.autor

ÇILJETA SHFAQET SEKSI NË STADIUM/ ”Ndjek” nga afër ndeshjen mes Partizanit dhe Kukësit (FOTO)

Delo.autor

UNITED FORCON SULMIN/ Jose Mourinho përgatit 110 milionë euro për yllin e Serisë A

Isa.Autor

Leave a Comment