Futboll Kombëtarja Shqipëri Sport

BALAJ “NDEZ MOTORRËT” PËR FAZËN E DYTË/ Sulmuesi “kuqezi” protagonist në Austri së bashku me talentin e Kosovës

Sulmuesi i Shqipërisë Bekim Balaj po synon që të jetë në formën më të mirë me rinisjen e sezonit të kampionatit austriak. Futbollisti i Sturm Grazit shënoi sot në testin miqësor kundër ekipit të ligës së dytë austriake Kapfenberg. Sfida përfundoi 3-0 dhe Balaj shënoi golin e dytë.

Por, bashkë me të ishte protagonist dhe sulmuesi i të rinjve të Kosovës Dardan Shabanhaxhaj, i cili realizoi golin e tretë.

Balaj dhe skuadra e tij duan të shkurorëzojnë kampionët në fuqi të Salzburgut dhe pjesa e mbetur e sezonit do të tregojë se kush është kampioni i vërtetë në fushë. Futbollisti shkodran ka realizuar këtë sezon në Austri 7 gola në 15 ndeshje.

Related posts

Mourinho përballë Conte, historiku i një sfide plot tension…

Sadik.Autor

SERIE A STARTON MË 24 GUSHT/ Ja ndryshimet sezonin e ri në kampionatin italian

Delo.autor

TRONDITET JUVENTUSI/ Klubi francez “peshkon” SUPER sulmuesin e BARDHEZINJËVE

Isa.Autor

Leave a Comment