Protagonist i një sezoni, që ndoshta përkoi me “shenjtërimin” e tij përfundimtar, Lautaro Martinez është bërë një nga sulmuesit më të kërkuar në merkato, ndonjëherë. Javët e fundit, zërat që e shohin në radarët e Barcelonës janë shtuar shumë. Mbetet të kuptojnë nëse Interi është i gatshëm të heqë dorë prej atij, që është bërë një nga yjet e nivelit të parë. Ndërkohë, një klub tjetër shpreson që çdo negociatë me Blaugrana-t të jetë e suksesshme: Racing Avellaneda.
Siç raportohet nga “Tyc Sports”, në rast se Lautaro Martinez do të largohej nga Milano, klubi argjentinas do të fuste në xhep një shumë të konsiderueshme. Kur Interi e bleu Martinez në verën e vitit 2018, Racing rezervoi 10% të shumës së kartonit të tij (mbi 14 milionë €) në rast të një rishitje të mundshme në të ardhmen.
Kështu, nëse Lautaro Martinez do të shitej nga Interi për 100 milionë euro, 10% e 86 milionëve, ose 8.6 milionë euro, do të shkonte në arkat e Avellaneda.
Kjo nuk duhet të ndryshojë as në rastin e përfshirjes në operacionin hipotetik të një homologu të mundshëm teknik. Racing, pra, duke pasur parasysh vlerësimin e kartonit të Lautaro Martinez, por edhe klauzolën e përfundimit të kontratës prej 111 milionë eurosh me zikaltrit, shpreson që së shpejti të mund të përfitojë një shifër rreth 10 milionë euro.