Futboll Seria A Sport

NGA KRYEVEPRA NDAJ ROMËS TEK CHAMPIONS-I/ Calhanoglu: Nuk ishte kros, ndaj Realit dua fitoren

Hakan Çalhanoglu po kthehet gjithmonë e më shumë në një nga futbollistët më të rëndësishëm të zikaltërve. Me 4 gola e 2 asiste në 7 javët e fundit të Serisë A, turku duket se është rikthyer në formën e tij më të mirë dhe nëse do të gjejë vazhdimësinë që ka qenë pika e tij e dobët vitet e fundit, Inzagi do të ketë patjetër një armë më shumë për titullin.

Me Romën mesfushori shënoi një gol kryevepër nga goditja e këndit dhe në fund të ndeshjes tregoi edhe sekretin e formës optimale që po kalon.

GOLI – “Në rastin e golit të parë, nuk ishte një kros, por një goditje në portë. Është diçka që e provoj shpesh në shtyllën e parë dhe këtë herë e realizova. Pata edhe pak fat, por jam vërtet i lumtur që shënova dhe po ashtu për asistin për Xhekon. Dominuam ndeshjen pa lejuar asgjë dhe nga i gjithë ekipi ishte një ndeshje e madhe”.

NDESHJA MË E MIRË – “Ishte padyshim një nga paraqitjet tona më të bukura. Ne kemi luajtur mirë edhe me Juven e Milanin, por atëherë morëm vetëm barazime. Gjithsesi, e dinim që nëse do të vazhdonim të luanim në këtë mënyrë dhe të besonim, atëherë fitorja do të ishte e pashmangshme”.

FORMA – “Tani kam më shumë vetëbesim, e ndjej në çdo ndeshje përgjegjësinë. Jam shumë i qetë mendërisht dhe stërvitem shumë që të jem në formën time më të mirë. Dua të jap maksimumin tim për Interin, pastaj gjithë të tjerat do të vijnë vetë. Ka shumë rëndësi që të rritemi të gjithë bashkë”.

REAL MADRID – “Tani na pret sfida me Realin në Europë. Me madrilenët bëmë një ndeshje shumë të mirë edhe në Milano, ku edhe pse humbëm e dominuam. E dimë që jemi shumë të fortë dhe do të shkojmë për të marrë tri pikët, pasi duam vendin e parë në grup”.

Related posts

Wenger: Lojtarët e mi të vetëkënaqur, pa ide për futboll

Q.Autor

BARÇA “FËRKON DUART”/ Man United nxjerr POGBAN në shitje, por ka një problem

Isa.Autor

PARTIZANI ZHGËNJEN SËRISH/ Teuta mposht kampionët në “Selman Stërmasi”

Delo.autor

Leave a Comment