Futboll Sport

E BUJSHME/ Tifozët e klubit anglez s’mund t’u besojnë spekulimeve për Rashicën

Gazeta gjermane, Der Spiegel, ka raportuar se West Hami është duke garuar kundër Liverpoolit, Wolvesit dhe Borussia Dortmundit për transferimin e yllit të Werder Bremenit, Milot Rashicës. Megjithatë, tifozët e West Hamit s’po arrijnë t’u besojnë këtyre spekulimeve.

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, është duke e eksploruar tregun për ta përforcuar skuadrën në repartin e sulmit, përkundër që tashmë në këtë pozitë e ka treshen e famshme Sadio Mane – Roberto Firmino dhe Mohamed Salah, transmeton Gazeta Express.

Rashica është njëri ndër lojtarët që i ka rënë në sy strategut gjerman, shkaku i paraqitjeve të tij të mira për Bremenin gjatë këtij sezoni të Bundesligës. 23-vjeçari i ka shënuar 10 gola dhe i ka bërë pesë asiste në 24 paraqitjet e tij në të gjitha garat gjatë këtij sezoni.

Por, gazeta gjerman Der Spiegel raporton se Liverpooli përballet me konkurrencë nga Borussia Dortmundi, West Hami, Wolves dhe Aston Villa për kosovarin. Ndërkohë, tifozët e West Hamit nuk po u besojnë këtyre spekulimeve.

“Kjo është sikur unë t’i bashkohen garës finale në Lojërat Olimpike për vrapim në 100 metra”, shkroi Russell Kirby.

“Djalosh, duhet të vendosësh mes Liverpoolit dhe West Hamit. A e do Ligën e Kampionëve apo Championshipin? Zgjedhje e vështirë”, ironizoi Scott Tracey.

“Haha thua ti se do të ndodhte kjo ndonjëherë”, shkroi Stephen George Lott.

“Nuk ka asgjë në të vërtetë këtu, por çfarë transferimi plot klas do të kishte qenë”, shkroi James Gunn.

“Oh Zot, nuk e di a duhet të qesh apo të qaj”, shkroi Stephen. /Gazeta Express/

Related posts

PASI ZBARKUAN NË AMSTERDAM PËR SFIDËN CHAMPIONS/ Allegri: Gati të rikthehet…

Delo.autor

BRESCIA-JUVENTUS/ Dybala “i vodhi” goditjen e dënimit, Pjanic realizon fluturimthi (VIDEO)

Delo.autor

TRIUMFON NDAJ PARMËS DHE I AFROHET JUVENTUS ME PIKË/ Ja si vlerësohet Strakosha nga media italiane

Delo.autor

Leave a Comment