Futboll Sport

Afrohet Liga e Kombeve/ “Ikona” CANA jep mesazhin emocionues për SHQIPTARËT

Ish-kapiteni i Kombëtares sonë Lorik Cana ndihet shpirtërisht shumë i lidhur me skuadrën kuqezi. Ikona e Shqipërisë, i cili u tërhoq nga përfaqësuesja jonë dy vite më parë, pas përfundimit të aventurës në Kampionatin Europian të Francës ka dhënë sërish mesazhin e tij për skuadrën tonë, e cila do të përballët në 7 dhe 10 shtator me Izraelin dhe Skocinë në Ligën e Kombeve.

Ish-futbollisti i Marseilles, Lazios, Galatasarayt i bëri thirrje të gjithë shqiptarëve të përkrahin skuadrën e zemrës në këtë moment të nevojshëm. Ai është i mendimit se mbështetja Kombëtares sonë nuk i ka munguar kurrë. Për më tepër, që ai do t’u japë zemër lojtarëve edhe nga shkallët e stadiumit në takimin e parë me Izraelin.

“Shqiptarët padyshim që duhet të përkrahin Kombëtaren sepse e kanë bërë shumë herë. Është një armë më tepër. Ka një dashuri për ekipin që nuk mungon dhe nuk duhet të mungojë asnjëherë, sidomos në momentet kur ekipi ka nevojë më së shumti. Është një fillim i ri, një kompeticion i ri. Një mundësi për të rindëtruar skuadrën që do na përfaqësonte për shum vite. Kemi nevojë më shumë se kurrë. Pjesa e tifozit bëhet më e rëndësishme në këto momente kyçe delikate. Do jem në stadium. Do e mbështes ekipin me shumë dëshirë. Kam besim se do të ndërtojmë një skuadër që do të na japë shumë kënaqësi në të ardhmen”, shprehet legjenda e Kombëtares së Shqipërisë.

Related posts

U ZYRTARIZUA TEK “PARZIENËT”/ Aventura e trajnerit Pochettino tek PSG nis në malore, thuajse një ekip në infermieri

Delo.autor

Si në FILMAT VIZATIMOR / Portieri i Corinthians bën MREKULLINË (VIDEO)

Isa.Autor

“GJËJA MË E MIRË ËSHTË TË…”/ Anthony Joshua stërvitet me Mayweather para revanshit me Usyk

Delo.autor

Leave a Comment