Bundesliga Futboll Sport

SHKOI NË STËRVITJE ME MAKINËN E GABUAR/ Shikoni çfarë i ndodh yllit të Bayern Munich (FOTO)

Në Gjermani, klubet e futbollit, po kthehen në stërvitje në grupe të reduktuara me nga pesë persona. Ndërkohë së fundmi, raportohet se ylli i Bajernit, Kingsli Koman, ka marrë një gjobë prej 50 mijë euro, pasi shkoi në stërvitje me makinën e gabuar. Audi, sponsor i klubit bavarëz, furnizoi lojtarët me nga një makinë të re në fillim të sezonit.

Drejtori sportiv, Hasan Salihamixhiç, paralajmëroi lojtarët se mund të dënohet me 50 mijë euro nëse nuk shkojnë në stërvitje me makinat e dhuruara nga kompania audi.

Francezi Koman, nuk e ka respektuar këtë vendim, duke u paraqitur në stërvitje me një McLaren S70S Spider. Ky fakt bëri që klubi ta dënojë me 50 mijë euro futbollistin. Në një prononcim për mediat, Koman i kërkoi falje klubit, teksa zbuloi se arsyeja pse u paraqit me McLaren ishte pasi kishte dëmtuar një nga pasqyrat e Audit.

bajern

“I kërkoj falje klubit dhe Audit që nuk erdha në stërvitje me makinën e kompanisë Arsyeja është se kisha të dëmtuar pasqyrën e njërës anë. Gjithsesi e pranoj gabimin”, u shpreh futbollisti francez.

Related posts

Vëllai i Khedira refuzon kombëtaren e Tunizisë: Unë jam gjerman…

Q.Autor

Neymar tremb tifozët para ndeshjes me Real Madrid

Q.Autor

MAINCI I PRISH FESTËN BAYERN MUNICH/ Muller: Nuk zbritëm fare në fushë, bëmë shumë pak për…

Delo.autor

Leave a Comment