Futboll Premier League Sport

GAFA PA FUND/ Karius gabon përsëri, shpërthen Iker Casillas (FOTO+VIDEO)

Karius e ka bërë përsëri, por kjo nuk është një gjë e re tashmë. Nëse problemi i portierit të Liverpool është psikologjik, me pamundësinë për ta rimarrë veten pas gafës së dyfishtë në finalen e Kievit, blerja e Alisson dhe humbja e pozicioneve në hierarki nuk do t’i pëlqejë shumë gjermanit.

Edhe në ndeshjen e IÇ-së, të luajtur kundër Borussia Dortmund, nuk ka shkëlqyer, përkundrazi. Portieri i “Të Kuqve” mbahet nën vëzhgim gjatë gjithë kohës dhe çdo gabim i tij analizohet dhe nxirret në faqe të parë. Një situatë kjo që mund të bëhet e padurueshme. Por, fatmirësisht, ka nga ata që nuk e sulmojnë Karius. Përkundrazi, e mbrojnë.

Bëhet fjalë për një koleg. Jo një koleg çfarëdo, por për Iker Casillas, një nga më të mirët e historisë. Kur flet një si Iker, është mirë të heshtësh dhe të dëgjosh. Portieri i Porto-s, kampion bote në 2010-ën me Spanjën dhe… i gjithçkaje me Real Madrid, ka folur në Twitter. “A do të marrë fund ky sulm ndaj Loris Karius?”, ka qenë pyetja e ngritur nga Casillas në profilin e tij zyrtar pas kritikave të radhës të bëra ndaj Karius.

Spanjolli ka mbrojtur kolegun e tij, por edhe kategorinë e portierëve, i vetëdijshëm sesi një gabimi portierit nënvizohet më shumë se ata të shokëve të ekipit. “Flas për të, ashtu si edhe për shumë portierë të tjerë. Në botë ka probleme të tjera më të mëdha, dreqin! Lëreni të qetë. Njeri është edhe ai, siç jemi të gjithë!”.

Një apel i Shën Iker që mund të bindë ndonjë për të hequr dorë nga sulmet ndaj Karius, por jo Klopp-in që t’i japë mundësi të tjera. Për momentin, gjermani duhet të pranojë rolin e rezervës ose të shkojë diku tjetër. Ku i dihet, ndoshta oferta e vjetër e Rimini-t vlen akoma…

Related posts

Ibrahimovic-United, divorc që në janar? E presin në SHBA dhe Kinë…

Q.Autor

Reali kërkon ta mbyll sezonin më së miri në Bernabeu, kundër Celta Vigos

Sadik.Autor

FUTBOLLI GJERMAN NË ZI/ Djali i legjendës Mikael Balak ndërron jetën në moshën 18-vjeçare

Delo.autor

Leave a Comment