Futboll Seria A

Skriniar: I lumtur që qëndrova te Interi, por në verë…

Milan Skriniar ishte surpriza më e bukur e Serisë A dhe Interit, këtë sezon, pasi me paraqitjet e tij konstante, ka bindur dhe tërhequr vëmendjen jo vetëm në Itali, por edhe në klube të tjera europiane.

Mbrojtësi sllovak ka pasur një sërë ofertash në merkaton e janarit, kur më e rëndësishmja ishte ajo e Barcelonës, që ofroi plot 65 milionë euro për kartonin e tij, shumë kjo e refuzuar nga Interi.

“Kur menaxheri im më tha se Barça kishte ofruar 65 milionë euro, por Interi kishte refuzuar, u ndjeva shumë i lumtur. Dua që të lë gjurmë te ky ekip dhe ta ndihmoj në arritjen e objektivave. Dua të përfundoj ciklin e rritjes dhe të marr gjithë eksperiencën e nevojshme, ndërsa më pas, nëse klubi vlerëson se ka nevojë të më shesë, do të pranoj vendimin e tyre. E ardhmja? Reali dhe Barcelona janë klube që i dëshiron gjithkush, por mua më pëlqejnë edhe skuadrat e Manchesterit”, u shpreh mbrojtësi i Interit.

Related posts

KORONAVIRUSI/ Përçahet Serie A. Agnelli do ndalimin e stërvitjes, Lotito dhe De Laurentiis kundër

Delo.autor

ZYRTARE/ E kërkoi Inzaghi, Inter prezanton Juan Cuadradon

F.autor

FINALJA E “CONFERENCE LEAGUE”/ Ja kush do vendosë drejtësi në ndeshjen Feyenoord-Roma në Tiranë

F.autor

Leave a Comment