Futboll Seria A Sport

E PABESUESHME/ Futbolli italian mund të mbyllet këtu!

“Shoh gjithmonë e më shumë një shteg të ngushtë… Tani edhe disa presidentë po binden se është më mirë të mos rifillojmë sezonin dhe të përgatitemi për tjetrin në shtator”.

Ministri i Sportit dhe Politikave të të Rinjve në Itali, Vincenzo Spadafora, ka dhënë një deklaratë të fortë në lidhje me rinisjen e futbollit në Itali.

“Do të shqyrtojmë protokollin e ri që na ka dorëzuar Federata dhe brenda 3 ditësh do të japim përgjigje. Por, është e pamundur të mendojmë rifillimin e sezonit në qershor, ndërsa po medohet pë rinisjet e stërvitjeve individuale në datën 18 maj”.

“Shikoni vendimin e Francës, që hoqi dorë nga gjithçka! Praktikisht, linja për t’u ndjekur mund të jetë ajo. Natyrisht, këtu flitet për një rrezik që i kanoset njerëzimit dhe jo një shaka. Nuk mund të bëjmë parashikime. Po sikur një futbollist të rezultojë pozitiv gjatë kompeticionit? Do ta mbyllim sërish apo si?”.

Edhe presidenti i Shoqatës së Futbollistëve, Damiano Tommasi, është shprehur pesimist mbi rifillimin: “Eshtë si një malore super e fortë në ngjitje… Duhet parë çdo gjë në detaj”.

Related posts

LIVE/ Luftëtari-Laçi, Mbyllet pjesa e parë. Gjirokastritët dominojnë

Delo.autor

Ish gruaja e Buffon, pas lamtumirës vjen sulmi: Tani që u largua mund të kthehem të mbështes Juven

Sadik.Autor

RRËFEHET MALDINI/ Ja si shkon MILANI në Champions, derbi me INTERIN duhet…

Isa.Autor

Leave a Comment