Futboll Seria A Sport

PARALAJMËRON “DEMIN” LAUTARO/ Ish-ylli i Barcelonës: Nuk është e lehtë të luash përkrah “Pleshtit”

Lautaro Martinez po përjeton vitin e shenjtërimit të tij përfundimtar. Para se sezoni të ndërpritej nga epidemia e “Coronavirus”, ai shënoi 16 gola në 31 ndeshje, në total, me Interin. Shpërthimi i tij bëri që Barcelona ta konsiderojë atë si një nga prioritetet e merkatos së ardhshme. Sipas asaj që ka dalë në dritë javët e fundit, klubi Blaugrana është i gatshëm t’i ofrojë argjentinasit një kontratë prej 10 milionë eurosh në vit, ndërsa Interi mund ta shesë atë për 111 milionë euro, sa është klauzola e lirimit në kontratë, e cila mund të ushtrohet deri më 15 korrik.

Barça sheh te Martinez zëvendësuesin e mundshëm të 33-vjeçarit Luis Suarez, por ish-sulmuesi argjentinas, Javier Saviola, në një bisedë në Instagram me “Goal”, bëri një paralajmërim për yllin zikaltër. Sipas tij, të luash përkrah Lionel Messi, njërit nga lojtarët më të fortë të të gjitha kohërave, “mund të duket e lehtë, por nuk është ashtu”.

Sipas Saviola, Lautaro Martinez mund të ishte një përforcim i shkëlqyer për Barcelonën: Sinqerisht, ai është një lojtar që mund t’i vijë në ndihmë Barcelonës. Ne e dimë se çfarë do të thotë të jesh pranë Suarez, Messi dhe kampionëve të tjerë të shkëlqyeshëm. Nuk po them se është e lehtë të luash me ta”.

Saviola mori shembullin e Paulo Dybala, një kampion, që u përpoq të gjente ritmin e duhur përkrah Messi, kur pati mundësinë të luante me të tek Argjentina: “Dybala tha se ishte e vështirë të luaje me Messin dhe unë mbështes tezën e tij. Të jesh në gjendje të ruash ritmin e tij kërkon një nivel tjetër përqendrimi. Tingëllon lehtë, por nuk është ashtu”.

Martinez tashmë ka pasur një shans të luajë me Messi, pasi ka bërë 17 paraqitje me ekipin kombëtar argjentinas dhe të shënojë 9 gola.

Related posts

KA FESTË TEK JUVE/ Allegri dhe Ambra e kanë vendosur, caktojnë datën e martesës 

Isa.Autor

LIVE/ Partizani-Kukësi, shtylla i mohon golin Melos. Tifozët e “Demave” dhurojn spektakël

Delo.autor

Spanjë-Argjentinë / “Tiki-taka” kundër subkampionit të botës

Sadik.Autor

Leave a Comment