Futboll La Liga Sport

KORONAVIRUSI/ Tek Barcelona nuk ka me COVID-19, por Luis Suarez akuzohet për…

Të gjithë lojtarët e Barcelonës, me përjashtim të Dembelesë (nuk ka bërë ende analizat), kanë rezultuar negativë në testin e bërë për Koronavirusin. Lajmin e kanë bërë të ditur emisionet spanjolle që raportojnë se 18 futbollistët që u paraqitën në qendrën stërvitore për të dhënë kampionët e gjakut dhe të pështymës janë të pastër dhe mund të rikthehen pa frikë për të zhvilluar stërvitjet.

Sigurisht që ky është një lehtësim i madh për stafin, por edhe për drejtuesit e La Ligës, të cilët shpresojnë që të mos ketë raste pozitive në radhët e futbollistëve dhe të rikthehet sa më shpejt organizimi i javëve të mbetura në futbollin spanjoll.

Pritet që gjërat të bëhen zyrtare nga La Liga, por ditën e sotme katalanasit mendojnë të nisin stërvitjen individuale për të arritur deri te grupet e vogla. Luis Suarez gjithashtu do të rikthehet me grupin dhe nuk ka asnjë problem, pavarësisht se tifozët akuzojnë se ai është mbipeshë. Bashkëshortja e tij ka postuar në rrjetet sociale duke i mohuar ato.

Related posts

ZHGËNJEU NË RUSI/ Talenti i Brazilit kërkon FALJE për GABIMET në Botëror

Isa.Autor

Rrëfimi unik i Messit si “çoban dhish”: Nuk e konsideroj veten më të mirin…

Sadik.Autor

“EL CLASICO”/ Barcelona-Real Madrid “mposht” COVID-19, rihapen baret për super sfidën

Delo.autor

Leave a Comment