Futboll Sport

“MILANIN E KAM NË ZEMËR”/ Pato: Dua të rifitoj kombëtaren dhe të luaj në Botëror

Alexandre Pato nuk qarkullon më në futbollin elitar europian që prej vitit 2017, kur u largua nga Vilalreali, ndërsa aktualisht ish sulmuesi i Milanit është pjesë e Sao Paolos në atdheun e tij Brazil, ndërsa në një intervistë të dhënë për mediat vendase, ka folur me nostalgji për klubin kuqezi.

“Mund të themi që jam rritur te Milani, pasi u transferova në moshën 17-vjeçare dhe arrita të fitoj edhe një titull kampion. Kam kujtime shumë të bukura me atë skuadër, por isha shumë i ri dhe shumë gjëra nuk i mendoja si duhet. Për më tepër, dëmtimet e shpeshta më penalizuan dhe nuk po arrija të tregoj veten në fushën e lojës”, deklaroi sulmuesi.

Pas një eksperience dy vjeçare në kampionatin kinez, me skuadrën e Tianjin, Pato u rikthye verën e kaluar te Sao Paolo, ndërsa nuk e fsheh ambicien për të rifituar vendin në Kombëtaren braziliane dhe për të luajtur në Kupën e Botës Katar 2022, duke qenë se edhe mosha ia lejon diçka të tillë.

“Te Sao Paolo ndihem shumë mirë dhe po punoj shumë për të arritur formën më të mirë dhe për të rifituar kombëtaren. Tani jam më i pjekur dhe di si duhet të ushqehem e sillem, për të ruajtur formën e mirë, ndaj kam besim se do arrij të jem pjesë e kombëtares në Kupën e Botës”, tha Pato.

Related posts

KAKA/ “Është e padrejtë të fajësosh Neymar për dështimin e Brazilit”

Isa.Autor

Montella: Në dhjetë vitet e fundit Sevilla ka fituar më shumë se Milan

Q.Autor

CAVANI FLET PËR GRUPET/ Nëse humbasim kundër Napolit, vështirë të kualifikohemi

Isa.Autor

Leave a Comment