Futboll Seria A Sport

I KUNDËRPËRGJIGJET CHIELLINIT/ Balotelli: Kapiten i çuditshëm, kushedi se çfarë do thuash ndonjë ditë për shokët

Mario Baloteli nuk ia ka përtuar aspak Xhiorxhio Kielinit, që së fundmi u shpreh se sulmuesi është një nga lojtarët më të këqij, së bashku me Felipe Melon.

Sulmuesi italian ka reaguar pak minuta më parë, teksa i është kthyer mbrojtësit të Juventusit duke thënë se të paktën ai i thotë gjërat në fytyrë. Gjithashtu Baloteli shkruan se kushedi se çfarë do të thotë edhe për shokët e tij Kilelini ndonjë ditë.

“Unë të paktën kam sinqeritetin dhe guximin t’i them gjërat në fytyrë. Që nga viti 2013 ke pasur shumë mundësi për ta bërë, duke u sjellë si një njeri i vërtetë.

Por ti nuk e ke bërë. Kush e di se çfarë do të thuash një ditë për shokët e ty, kapiten i çuditshëm. Nëse kjo do të thotë të jesh kampion, atëherë preferoj të mos jem. Dhe ndaj fanellës së kombëtares kurrë nuk kam treguar mungesë respekti.”, shkruan sulmuesi.

96376023_583092989230909_6185141278657740800_n

Related posts

KOMENT NGA JEAN-PIERRE PAPIN/ Deschamps kokëfortë, Franca luajti vetëm për… eliminim

Delo.autor

ÇËSHJTA LEONARDO – SUSO/ Milani kërkon të paguajë 4 milion euro, por ja çfarë e shqetëson…

Delo.autor

AFRIMI I KAÇES TEK “DEMAT”/ Ja si ndryshon Partizani me përfshirjen e mesfushorit në formacion…

Delo.autor

Leave a Comment