Futboll Premier League Sport

Sarri drejt zyrtarizimit, por shikoni kush do të jetë asistenti i tij te Chelsea!

Maurizio Sarri është shumë pranë zyrtarizimit si trajner i Chelsea-s. Një nga trajnerët më origjinalë në filozofinë e tij italianë pritet që të nisë një aventurë të re në Premier League. Sarri prej javësh përflitet si zëvendësuesi i Antonio Conte-s në stol, me këtë të fundit që në sezonin që sapo u mbyll ka pasur mosmarrëveshje me drejtuesit.

Për këtë arsye, nisi puna për një emër të ri në stol. Por sipas tabloidit anglez “the Sun”, me Sarrin do të ulet në stol një tjetër italian. Ai është Gianfranco Zola, një nga ikonat e klubit londinez. Chelsea duhet që të paguajë klauzolën prej 10 milionë eurosh te Napoli që të marrë Sarri-n.

Ndërkohë që në stolin e të kaltërve është ulur Carlo Ancelotti. Blutë e Londrës nuk duan që të humbin më kohë e për këtë arsye pritet që të hidhet firma në kontratë. Zola konsiderohet si një nga lojtarët më të mëdhenj që ka qenë pjesë e Chelsea-s dhe ai u transferua në Londrën Perëndimore në vitin 1996.

Sulmuesi la një përshtypje t ë jashtëzakonshme në Angli, ku shënoi 59 gola në 229 takime. Ai nuk ka qenë në punë që kur u largua nga drejtimi i Birmingham-it në prill të 2017-ës. Më parë, ai ka qenë në stolat e West Ham, Watford dhe Cagliari-t.

Por Sarri te Chelsea mund të marrë edhe mbrojtësin kuqezi Elseid Hysaj. Trajneri e vlerëson shqiptarin dhe e ka kërkuar ta ndjekë në Londër. Mediet italiane njoftojnë se klauzola e mbrojtësit skadon më 30 qershor, pra për një periudhë të shkurtër kohore. Që do të thotë se kur Sarri të firmosë, ai pritet që të marrë me çdo kusht mbrojtësin. Ndërkohë te Napoli duan të përfitojnë 50 mln euro nga shitja e lojtarit.

Related posts

Nuk po rinovon me Arsenalin, Juvja e interesuar për Jack Wilshere

Q.Autor

LIVE/ Po luhet ndeshja Kukësi-Vllaznia. Rezultati 1-2

Delo.autor

Grizman në pritje për t’u bërë BABA/ Ja si e zbulon gjininë e fëmijës francezi (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment