Futboll Kategoria Superiore Sport

KORONAVIRUSI/ Rifillimi i kampionatit, mblidhet Asambleja e përgjithshme e FSHF-ës. Zhvillohet online

Covid-19 ka prekur në themel botën e futbollit duke vënë në pikëpyetje vazhdimësinë në këtë sezon por edhe duke ndryshuar në mënyrë drastike rregulluar e këtij aktiviteti brenda dhe jashtë fushë. Rifillimi i sezonit, kriza ekonomike dhe shumë çështje të tjera do të diskutohet në Asamblenë e Përgjithshme të zakonshme të FSHF-ës e cila për herë të parë po zhvillohet online duke respektuar rregullat e distancimit fizik.

Situata që ka sjell Covid-19 ka bërë që çdo ditë e më shumë të shtohen zërat që janë kundër rifillimit të aktivitetit, për pjesën më të madhe të klubeve, zgjatja e këtij sezoni deri në fund të muajit korrik do të thotë një faturë edhe më e madhe ekonomike. Kjo, mund të bëjë bashkë që shumë presidentë dhe përfaqësues klubesh të dalin kundër FSHF e cila kërkon që ky sezon të mbyllet në fushë. Jo vetëm kaq, por ka edhe shumë skuadra të cilat janë të kënaqura me verdiktet aktuale të sezonit dhe nuk do të ishin kundër mbylljes së sezonit këtu. E gjithë kjo situatë mund të bëj që në këtë Asamble, ndryshe nga herët e tjera të mos ketë thjeshtë një votim formal por pritet të sjell debate.

(BalkanWeb)

Related posts

“ÇMENDURIA” E MOURINJOS/ 565 mijë euro shpenzime në hotelin luksoz

Isa.Autor

ZYRTARE/ Miqësore në qershor, ja kundërshtari që përballet për herë të parë Kombëtarja shqiptare

Delo.autor

RUSI 2018/ Kroaci-Danimarkë, sfida e dy regjisorëve

Sadik.Autor

Leave a Comment