Futboll La Liga Sport

MESSI DHE SUAREZ E URREJNË/ LOJATRI: Dua ta shkruaj historinë me Barcelonën

Ish ylli i Bordeaux, Malcom bëri debutimin në Ligën e Kampionëve duke shënuar golin e tij të parë me Barcelonën përballë Inter.

21 vjeçari u fut në lojë si zëvendësues, por kjo nuk e pengoi që të shënonte dhe dërguar skuadrën e tij në avantazh. Menjëherë pas golit, Malcom u fiksua nga kamerat në stadium teksa po qante nga gëzimi, pasi për të, të shënonte për në një ekip si Barcelona ishte një ëndërr e bërë realitet. Me paraqitjen e bërë në “San Siro”, braziliani tashmë shpreson që të ketë bindur trajnerin se ai mund t’i jap shumë ekipit.

“Barcelona ishte skuadra që kam ëndërruar si fëmijë. Debutimin me gol në Ligën e Kampionëve do ta festoj me familjen. Ëndrra e ime ishte të startoja me Barcën, tashmë ëndrra ime është të bëj histori me Barcelonën. Duhet ta falënderoj grupin që me besoi. Dua të luaj më shumë minuta. Çdo ditë stërvitem që të jem gati për këtë grup”, tha Malcom për Mundo Deportivo.

21 vjeçari ka startuar vetëm një ndeshje në Champions League që kur mbërriti në “Camp Nou” për 40 milionë euro nga Bordeaux, por paraqitja e tij në San Siro ishte e katërta për Barcën, ku është aktivizuar si zëvendësues.

Related posts

MESSI APO RONALDO/ Theo Hernandez: Ju tregoj se kush është më i miri në botë

Isa.Autor

Juventus shkëputet në vendin e parë

Q.Autor

CHAMPIONS LEAGUE/ Pas një krosimi nga Robertson, Firmino ndëshkon me kokë Inter (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment