Futboll La Liga Sport

“TËRBOHET” BARCELONA/ Jo vetëm Martinez e Pjanic, piketon një tjetër yll në Serie A

Tifozëve i mungon shumë futbolli i luajtur por në këtë periudhë pauze nuk kanë munguar në asnjë moment dëshirat e bujshme të shumë klubeve për të ardhmen. Barcelona është shndërruar në një nga klubet më aktive në botën e merkatos, zërat që vijnë nga Spanja janë të vazhdueshme pasi në listën e dëshirave të klubit blaugrana kanë përfunduar disa nga lojtarët më të rëndësishëm në europë. Lautaro Martinez dhe Miralem Pjanic janë dy emra fiks por në këtë listë luksi është futur edhe një herë Matthijs de Ligt, një lojtar të cilin Barcelona e kërkoi me insistim edhe gjatë verës së shkuar.

Mundo

Mbrojtja mbetet një nga pikat më të dobëta në formacionin e Setien, për të stabilizuar më në fund këtë repart drejtuesit e klubit janë vënë sërish në lëvizje për të gjetur një qendërmbrojtës. De Ligt është kthyer edhe një herë në prioritet duke parë vështirësitë e holandezit për tu përshtatur në Torino. Milan Skriniar është një tjetër emër që po lakohet në zyrat e klubit katalunjas, për të dy lojtarët nuk ka ende asnjë lëvizje konkrete. Daniele Rugani dhe Mattia De Sciglio janë emrat e tjerë që këtë periudhë janë lidhur me një kalim të mundshëm në “Camp Nou”, me dy të fundit që do të përfshihen në shkëmbim lojtarësh mes dy klubeve pasi edhe Juventus interesohet për futbollistë si Umtiti, Semedo, Todibo, Rakitic e Vidal.

Related posts

“EURO 2020″/ Madhështore, Italia mposht me penallti Anglinë dhe ngre trofeun në “Wembley”

Delo.autor

6 MILIONË EURO NË SEZON/ Inter arrin marrëveshjen me mesfushorin e Barcelonës…

Delo.autor

Dha dorheqjen nga Reali, shfaqet një skuadër e re për Zidane

Sadik.Autor

Leave a Comment