Futboll Seria A Sport

“A DO TË ARRIJË NIVELIN TIM?” Thuram për yllin e “Bardhezinjve”: Unë nuk luaja tek Juventus në moshën e tij

Ish-mbrojtësi i Juventus-it, Lilian Thuram, ka folur për De Ligt dhe Vlahovic në një intervistë të dhënë për RBN.

“Nëse De Ligt mund të arrijë në nivelin tim? Besoj se është një lojtar i ri. Unë, në moshën e tij, nuk luaja tek Juventus. Për një të ri, të shkojë të luajë në Itali, tek Juventus, është një gjë shumë interesante”, ka thënë francezi.

“Problemi është se në Itali nuk iu lënë kohë të rinjve. Megjithatë, është një lojtar me një të ardhme të madhe. Në dhjetë vitet gjatë të cilëve kam luajtur në Itali kam pasur pas vetes Buffon, për nëntë vite në krah të Cannavaro-s. Për mua, ka qenë më e lehtë të bëhesha i mirë”.

SKUADRA DHE VLAHOVIC – “Kam luajtur dhe kam mësuar shumë në karrierën time. Një gjë qështë shumë e qartë: për të fituar duhet të kesh yje. Nëse ke lojtarin më të rëndësishëm në të gjitha rolet, është më e lehtë të fitosh.

“Duhet një trajner shumë i mirë, por nuk fiton dot pa yjet. Mendoj se Vlahovic është shumë i mirë, përndryshe nuk do ishte tek Juventus. Ai është i ri dhe shpresoj që të bëj gjëra të mëdha me Juventus-in”.

Related posts

UEFA BEFASON me lojtarin më të mirë të javës në “Europa League”

Sadik.Autor

VIDEO/ I driblon dhe turpëron të gjithë, e pabesueshme çfarë bën ‘Messi’ i ardhshëm i Realit

Q.Autor

ARRIHET MARRËVESHJA/ Lojtari largohet nga Seria A drejt Bundesligës tek klubi…

Delo.autor

Leave a Comment