Bundesliga Futboll Sport

KORONAVIRUSI I PRISH PUNË INTERIT/ “Bavarezët” i vendosin ultimatum “Zikaltërve” për sulmuesin…

15 maji duhej të ishte data e vigjiljes së javës së fundit të Bundesligës, por ndërkohë është bërë data e rinisjes së pjesës së mbetur të sezonit. Madje, kjo fundjavë duhej të kishte qenë edhe vendimtarja që Bajerni i Mynihut dhe Interi (ndonëse kontrata e huazimit përfundon më 30 qershor) që të rinisnin bisedimet në distancë për të folur për të ardhmen e Ivan Perisiçit.Perisic

Anësori ofensiv kroat mbërriti verën e kaluar në Bavari për 5 milionë euro (para këto për huazimin një sezonal), ndërsa shlyerja ishte parashikuar për 18 milionë euro, plus 2 milionë bonuse. Por duke parë krizën që ka shkaktuar në futboll pandemia, Bajerni kërkon të përfitojë nga kjo situatë dhe për të disatën herë i ka dhënë një ultimatum Interit për të ulur pretendimet.

Tashmë, nga Gjermania nënvizojnë se nëse pak javë më parë oferta e kampionëve të Bundesligës ishte 15 milionë euro në total për ta mbajtur, nga dje nënvizohet se klubi nga Mynihu vërtet kërkon që ta mbajë në skuadër zëvendëskapitenin e Kombëtares kroate, por nuk kërkon që të paguajë më shumë se 10 milionë euro të tjera për ta bërë të vetin kartonin e ballkanasit.ivan perisic

Sigurisht që në të tilla shifra Interi nuk do të pranojë, por ndoshta, duke qenë koherent me vlerësimet e lojtarëve pas kësaj periudhe pandemie, marrëveshja mes palëve mund të gjendet në një rrugë të mesme, pra mes 12-13 milionë eurove në total. Nga ana e tij, edhe vetë Ivan Perisiç kishte nënvizuar se ndihet shumë mirë te Bajerni dhe do të ishte i lumtur që të mos kthehej në Milano.

Related posts

ZBULON PRAPASKNAT E LARGIMIT TË ALLEGRIT/ Legjenda italiane hedh “kunja”: Ndihej i tradhtuar nga…

Delo.autor

Mbrojtësi i Arsenal mbetet jashtë Kupës së Botës 2018

Sadik.Autor

SFIDA E KTHIMIT ME TOTTENHAM/ Trajneri Ten Hag optimist: Duhet të tejkalojmë kufijtë tanë…

Delo.autor

Leave a Comment