Futboll Sport

Shakaja në Rumani: Qaka transferohet për një… grusht qershi!

“Qershi në këmbim të Kamer Qakës”, kjo është shakaja e CSM Poli Iasi, që përmes faqes zyrtare në “Facebook” jep një mesazh për klubet që e duan. Vetë presidenti Adrian Ambrosie, së fundmi ka deklaruar se për mesfushorin shqiptar kanë bërë ofertë Craiova, Real Zaragoza dhe FCSB. Por klubi rumun ende nuk e ka marrë atë ofertën që pret. Deri më tani askush nuk i ka ofruar mbi 500 mijë euro, çka po mban peng transferimin e mesfushorit.

Ofertat e deritanishme janë diçka më shumë se 300 mijë euro dhe nga ajo që është raportuar në mediet rumune, Poli Iasi së fundmi ka kërkuar nga Steaua Bucurest 400 mijë euro, 15% të kartonit në rast se Qaka shitet sërish, si dhe detyrimin ndaj shtetit (TVSH-në) ta paguajnë ata. Të hënën pritet një takim mes përfaqësuesve të klubit për të gjetur marrëveshjen, pasi te FSCB e kanë shprehur se e kanë mbyllur gjithçka.

SHAKAJA NË RRJET – Përmes faqes në “Facebook”, Poli Iasi shkruan: “Kjo është oferta e parefuzueshme”. Një foto e Kamer Qakës, shoqëruar me qershi dhe mbishkrimin: “Kjo është oferta e fundit për Kamer Qakën”. Në fakt komentuesit nuk është se i ka bërë shumë për të qeshur postimi i bërë, pasi komentet kanë qenë nga më të ndryshmet. Ideja e Poli Iasi ka qenë e tillë, që qershitë kushtojnë shtrenjtim, ashtu si lojtari i tyre.

Tanimë mbetet për t’u parë se çfarë do të ndodhë. Spanja do të ishte një opsion i mirë për mesfushorin dhe pas tij nuk është vetëm Real Zaragoza, pasi janë lakuar edhe klube si Las Palmas, Girona, Getafe dhe Gimnastic Tarragona. Gjithashtu më parë është folur edhe për një ofertë prej 500 mijë eurosh të bërë nga portugezët e Braga, por presidenti Adrian Ambrose ka deklaruar se nuk heq dorë nga Qaka pa 1 milion euro, edhe pse transferimi i tij pritet të bëhet për shumë më pak.

Related posts

E BUJSHME NGA ITALIA/ Dybala drejt largimit nga Juventus, mund të transferohet tek…

Delo.autor

Petr Cech konfirmon interesin e Napolit, por e ardhmja ime…

Sadik.Autor

SHKËLQEU NË EUROPIAN/ Bayerni i hap rrugë Interit për yllin e Holandës

Delo.autor

Leave a Comment