Futboll Sport

SATUJA E IBRAHIMOVIC BËHET ÇËSHTJE NË MALMO/ Këshilli bashkiak i qytetit gati të ngrejë një monument të ri

Vandalizimi i statujës së Zllatan Ibrahimoviçit në Malmo të Suedisë është bërë tashmë çështje në këshillin bashkiak të qytetit.

Sipas mediave suedeze, këshilli bashkiak i Malmos i ka kërkuar sugjerimë klubit suedez Malmo, me të cilin Ibra nisi karrierën si futbollist profesionist, se në cilin pjesë të qytetit duhet të vendoset një statujë e re e 38-vjeçarit. Por, Malmo nuk ka pranuar të japë mendim për këtë çështje.

Statuja e sulmuesit të Milanit u përurua në tetor të vitit të kaluar, por pasi ai deklaroi se ka marrë një pjesë të aksioneve të klubit rival të Malmos, Hamarbit, ultrasit e Malmos e kanë dëmtuar në mënyrë të vazhdueshme statujën e 38-vjeçarit derisa e kanë shembur.

Related posts

Lamtumirë Lazio, Tare te klubi që tenton titullin kampion në Itali

Sadik.Autor

NJË REKLAMË PËR “KATAR 2022″/ Messi kalon para Kupës së Botës: fytyra i thotë të gjitha (VIDEO)

Delo.autor

Nga Mbappe te Giroud, personazhet e Francës kampione e botës

Isa.Autor

Leave a Comment