Futboll La Liga Sport

PAS BUNDESLIGAS/ Futbolli spanjoll gati të rinisë, ndryshon programi dhe orari i ndeshjeve!

Pas Bundesliga, një tjetër kampionat i madh, futbolli spanjoll, përgatitet të rinisë. Bëhet fjalë për La Liga, që sipas “As” ka përpiluar dhe planin e rifillimit pas më shumë se dy muajsh.

Një rinisje intensive, ajo që pret La Liga, aq sa të gjitha skuadrat, duke nisur mesi i muajit qershor, do të zbrisnin në fushë me distancë 72 orë njëra nga tjetra, duke mbuluar kështu të gjitha ditët e javës.

Pas vitesh keqkuptime dhe jo unitet mes Ligës dhe Federatës Spanjolle, ka ardhur një akord mes presidentit Rubiales dhe Tebas. Mes gjërave të tjera, në disa territore më të nxehta të Spanjës parashikohet të luhet edhe në orën 23:00 kështu që turneu do të mbyllej brenda 29 korrikut, datës që ka lënë afat UEFA.

Related posts

Ish-kapiteni Sina: Vendosja e mbrojtësve te goli i Skënderbeut ishte katastrofike, ja problemi i madh i Tiranës

Isa.Autor

“TËRBOHEN” TIFOZËT/ Kriza e Barcelonës vjen nga Mesi, zbulohet paga faraonike e argjentinasit për 4 vite

Delo.autor

Lille-PSG, vendasit kanë humbur 11 nga 14 të fundit ndaj Parisit

Q.Autor

Leave a Comment