Futboll Seria A Sport

TRONDITET FUTBOLLI ITALIAN/ Ndërron jetë në moshë shumë të re ish-lojtari i Romës

Një lajm tronditës për botën e futbollit ka ardhur ditën e sotme, teksa ish-lojtari i të rinjve të Romës, Zhozef Buaze Perfekshion, ka ndërruar jetë.

Joseph-Bouasse-Perfection

Lojtari ishte vetëm 21 vjeç, po pas një ataku kardiak është ndarë nga jeta, duke trishtuar të gjithë. Futbollisti ishte afrimi i fundit i Valter Sabatinit te Roma, para se ky i fundit të largohej nga klubi verdhekuq.

Kamerunasi në karrierën e tij ka luajtur edhe me Viçenca në Itali dhe Universitatea Klyzh në Rumani.

allenamento.roma-manolas-dzeko-perfection-768x512-e1476860587435

Roma nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale i ka shprehur ngushëllime familjarëve të 21-vjeçarit, për këtë humbje të madhe me të cilën ata janë përballur.

Related posts

SHËNOI GOLIN E PARË KUNDËR SAMPDORIAS/ Mbrojtësi Kumbulla në formacionin më të mirë të javës në… (FOTO)

Delo.autor

ZYRTARE/ Egnatia godet në merkato, kapiteni i Shkupit firmos me rrogozhinasit

Delo.autor

TELENOVELA E YLLIT BRAZILIAN VAZHDON/ Pochettino zbulon skenarët për rinovimin e Neymar dhe Mbappe

Delo.autor

Leave a Comment