Moto GP Të tjera

MotoGP shkurton xhirot, distanca në 7 gara pëson ndryshim

Grupi që organizon botërorin e MotoGP ka lajmëruar disa ndryshime për kalendarin e sezonit të ri.

Do të ndryshojë distanca e garave për disa prej ndalesave të botërorit spektakolar të motorëve, me objektivin për të përshtatur çmimet e mëdha, për të ndihmuar organizatorët lokalë dhe transmetuesit që kanë paguar për të drejtat televizive.

Ndryshimi që do të mbulojë një periudhë dy vjeçare, ka llogaritur limitimet e rregullores, konsumin e karburantit dhe kilometrazhin e motorëve. Kështu 7 ndalesa të MotoGP do të shkurtohen në distancë dhe kohë, duke nisur nga ky sezon.

Pistat në tokë amerikane, në Francë, Katalonjë, Republikën Ceke dhe San Marino do të kenë një xhiro më pak. Çmimi i madh i Spanjës do shkurtohet me dy xhiro dhe gara e Valencias me 3 të tillë.

Por nuk do të jetë vetëm klasi mbretëror që do të ketë ndryshime, pasi ato do të aplikohen edhe në kategoritë e tjera. Risi edhe për mënyrën e garës nën flamurin e kuq në MotoGP.

Nëse pezullimi do të vijë në 75% ose më shumë të distancës totale të garës, do të sjellë dhe fundin e çmimit të madh. /TCH/

Related posts

FORMULA 1/ Piloti Bottas befason Hamilton në Portugali me “Pol position”

Delo.autor

E BUJSHME/ Khabib: Sulmi i autobusit nga McGregor ishte organizuar nga UFC-ja

Isa.Autor

Skandali dopingut ndjek Rusinë edhe në Olimpiadën e Pyeongchang

Q.Autor

Leave a Comment