Futboll Sport

SHERRI ME KUNDËRSHTARIN/ Federata merr vendimin për Grezdën. Ja me sa ndeshje dënohet sulmuesi shqiptar

Eros Grezda është dënuar me 4 ndeshje pezullim, për shkak të sherrit me lojtarin e Rijekës, Antonio Çolak pas përfundimit të takimit, të vlefshëm për Kupën e Kroacisë.

Në vendimin e marrë ditën e sotme, është njoftuar se Grezda dënohet me 4 ndeshje pezullim në të gjitha aktivitetet sportive në vend. Një dënim ky jo shumë i rëndë për shqiptarin, duke ditur se për ngjarje të tilla parashikohen dënime edhe më të rënda.

“Komisioni disiplinor vendosi një pezullim prej 4 ndeshjesh për Eros Grezdën në kampionat ose kupe.

Ai u dënua për sulmim fizik ndaj lojtarit të Rijekës, Antonio Mirko Çolak jashtë fushës së lojës në stadiumin e Rijekës pas ndeshjes gjysmëfinale të Kupës së Kroacisë, duke kryer kështu një shkelje të nenit 57 të Rregullave Disiplinore.

Përmes klubit, ky vendim iu dorëzua lojtarit”, thuhet në njoftimin e Federatës Kroate.

Related posts

CONFERENCE LEAGUE/ Teuta zhgënjen, mposhtet nga Inter D’Eskaldes në “Niko Dovana”

Delo.autor

LIVE/ Islandë-Shqipëri, Balaj shpërdoron një mundësi të artë

Delo.autor

Fenerbahce-Real Madrid finalja spektakolare e Euroleague

Sadik.Autor

Leave a Comment