Futboll Sport

REZULTATET E SUPERIORES/ Partizani për “faqe të zezë” ndaj Kukësit, Tirana marshon drejt titullit

Tirana nuk di të ndalet dhe duket se tashmë titulli është kthyer thjesht çështje matematikore… Skuadra e drejtuar nga Egbo ka shënuar plot pesë gola në Gjirokastër, duke e kthyer në stërvitje me bluzinjtë.

Pas golit të Vangjelit në minutën e 3’-të, kanë shënuar më pas edhe Cobinnah, Hasani, Batha dhe Dunga, teksa janë gabuar edhe dy penallti, me Ngoo dhe Halili.

Skuadra bardheblu arrin fitoren e 18-të në 28 ndeshje, me një sulm të frikshëm prej 56 golash të shënuar dhe vetëm 26 të pësuar.

Ndjek Kukësi dhe nuk humbet shpresat për titull, edhe pse diferenca me kreun është 9 pikë. Skuadra e Shehit dhuron spektakël në “Selman Stermasi” ndaj Partizanit të Sormanit, që tashmë do të duhet të matet mirë pasi ndodhet në zonën playout (vendi i tretë nga fundi).

Katastrofë ekipi kampion, që edhe pse e nisi mirë, u godit në fund të pjesës së parë nga Abazaj. Në pjesën e dytë, autogoli i Boldor dhe goli i Ethemit në të 62’ vulosën gjithçka.

Solomon realizoi golin e nderit, por thjesht sa për statistikë. Të kuqtë kolesionuan humbjen e 12-të në sezon dhe të pestën radhazi.

Fitore e jashtëzakonshme në një ndeshje spektakolare dhe ndër më të bukurat e kampionatit ajo e Laçit. Ndaj Vllaznisë, në derbin e veriut, ekipi kurbinas shënoi plot pesë herë, ndërsa deri në fund gjithçka ishte e hapur, pasi edhe kuqeblutë u përgjigjën me dy gola dhe qëndruan në garë deri në gjysmën e pjesës së dytë.

Bylis ia del në fund ndaj Teutës. Goxhaj në minutën e 92-të ka gjetur rrjetën ndaj durrsakëve, teksa ballshiotët rifuten në garë për zonën europiane. Skënderbeu gjithashtu vazhdon me rezultatet e mira dhe pas Partizanit mposht edhe Flamurtarin në Vlorë me golin e vetëm të Gripshit. Ekipi i drejtuar nga Daja ndodhet i treti, 3 pikë larg Kukësit.

Related posts

DERBI I NDEZUR! Arsenali nuk ndalon me “dhurata” (VIDEO)

Delo.autor

SHQIPËRI-IZRAEL luhet më 7 SHTATOR/ Nis shitja e biletave, ja çmimi i tyre (FOTO)

Isa.Autor

KUALIFIKUESET EURO “2020”/ Dalin në shitje biletat e ndeshjes Islandë-Shqipëri (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment