Futboll La Liga

Spekulimet se Messi u pagua në mënyrë joligjore, vjen reagimi i parë nga Barcelona

Barcelona ka mbrojtur pagesat e bëra për një iniciativë bamirësie nga Lionel Messi dhe klubi thotë se kjo nuk ka shërbyer për të përmbushur pagën e lojtarit.

Katalanasit kanë bërë pagesa në fondacionin e bamirësisë së Messit nga viti 2010 deri në vitin 2013 me revistën gjermane Der Spiegel që ka raportuar se ka parë dokumente të klubit që dëshmojnë se mjetet janë realizuar si paga për lojtarin.

Raporti pohon se në vitin 2016 auditori ka gjetur se Barcelona ka paguar fondacionin dhe babain e Messit disa miliona euro, teksa këshilltarët e lojtarit i dhanë autoriteteve vetëm 12 milionë euro në taksa përkundër insistimit se ato nuk ishin pjesë e pagës së tij.

“Të gjitha mjetet që klubi i ka transferuar te fondacioni i Messit ishin për qëllime bamirësie”, citohet një zyrtar i Barcës të ketë thënë për ESPN.

“Interpretimet e Der Spiegel dhe mediave tjera për këto donacione nuk ndryshojnë pozitën tonë. Nuk do të ketë më shumë koment për këtë temë”, përfundoi ai.

ESPN më tej sqaron se 12 milionë euro u dhanë nga klubi te Messi si huazim që nuk kanë nevojë “të kthehen si borxh”, teksa auditori vazhdon të hulumtojë për atë që është raportuar se Messi fiton neto 100 milionë euro në vit.

Lionel Messi është golashënuesi më i mirë në La Liga këtë sezon.

Related posts

Bëri historinë në Kupën e Botës/ Ish-trajneri i DINAMOS në “radarët” e gjigantëve botërorë

Isa.Autor

SFIDA E “MBIJETESËS” ME LAÇIN/ Mema u druhet tolerimeve: Tjetër “vdekje” për mua nëse ekipi “bardheblu”…

Delo.autor

Manchester United “blindon” yllin e sajë, i ofron rritje page

Q.Autor

Leave a Comment