Futboll Sport

LARGIMI I ALBAN HOXHËS/ Reagon kapiteni i Partizanit: Ja e vërteta…

Mungesa në stërvitjet e fundit me Partizanin dhe mosaktivizimi në ndeshjen ndaj Kukësit kanë shtuar zërat për një largim të mundshëm të Alban Hoxhës nga “demat”.

Megjithatë, pak minuta më parë në një prononcim për “Panorama Sport”, vetë portieri dhe njëkohësisht kapiteni i të kuqve, sqaroi aludimin:

“Jo, nuk është e vërtetë që jam larguar. Kam një kontratë me Partizanin që do ta respektoj deri në fund”, u shpreh Hoxha.

Mbetet për t’u parë se çfarë do të ndodhë tashmë pas përfundimit të sezonit, ndërkohë që kontrata e portierit skadon më 30 qershor dhe nuk ka ende një marrëveshje për rinovim.

Related posts

“ASNJËHERË NUK U DORËZUAM”/ Flet portieri i Milanit për triumfin: Gabimet ndodhin, por…

Delo.autor

Përfundon zyrtarisht aventura me Partizanin, Fejzullahu: Më vjen keq për tifozët

Sadik.Autor

IMPAKTI I BOTËRORIT/ Ja si e presin finalen DOGANIERËT dhe POLICËT kroatë (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment